Kadri Veseli dhe vajza e tij festojnë sot ditëlindjen


Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli feston sot ditëlindjen.

Kadri Veseli ka mbushur sot 56 vite, ndërsa, kjo është ditëlindja e dytë ai po e kalon në Hagë, pas arrestimit nga Specialja në vitin e kaluar.

Ai u lind më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës.

Në të njëjtën ditë me Kryeparlamentarin, edhe vajza e tij Rrita e ka ditëlindjen.

Në vitin 1990, Veseli filloi studimet në Prishtinë, në Fakultetin e Bujqësisë si dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Për shkak të rrethanave politike Kadri Veseli pjesën e mbetur të studimeve nga Universiteti i Prishtinës, e vazhdon në Universitetin e Tiranës, në degën e Agronomisë, përcjell jepi zë. Ndërkaq pas vitit 1999, ai ka vazhduar formimin e tij profesional në “MBA in General Management”

Gjatë luftës ai emërohet komandat i Shërbimit të Zbulim Kundërzbulimit (G-2) të UÇK-së, përgjegjësi të cilën do ta ushtrojë deri në përfundim të luftës.

Pas çlirimit të Kosovës (12 qershor 1999), krahas njësiteve të tjera të UÇK-së edhe shërbimi i Zbulim Kundërzbulimit (G-2), vendoset në Prishtinë për ta vazhduar misionin në rrethana të reja.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017.

Baby Boo