Kacin: Jemi të vendosur t’ia ofrojmë shansin Maqedonisë


as marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, tani nga qytetarët e Maqedonisë varet nëse vendi do të bëhet anëtare e Aleancës, vlerëson ambasadori i Sllovenisë në NATO, Jellko Kacin. Nëse Maqedonia i plotëson obligimet e saj nga marrëveshja me Greqinë, që në fillim të vitit të ardhshëm ministrat e saj do të jenë pjesë e mbledhjeve të NATO-s, thekson Kacin.

“Vendimi në Greqi veç më është miratuar, kushtet janë në anën tuaj. Pasi të përmbushen kushtet presim sinjal pozitiv nga Athina. Po të mos merrnim porosi pozitive sekretari gjeneral sot nuk do të mund të nënshkruante dokumentin dhe të fillojnë negociatat inkuadruese. Jemi të vendosur t’i ofrojmë shansin Maqedonisë dhe do të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona, pra të ndihmojmë qytetarët të kuptojnë momentin historik pas gjithë atyre viteve bllokadë. E Maqedonisë është të vendos nëse pranon kompromis dhe të plotësojë Kushtetutën e saj që në fillim të vitit të ardhshëm ministrat e juaj të mund të jenë me ne në mbledhjet e NATO-s”,- deklaroi ambasadori i Sllovenisë, Jellko Kacin.

 

Edhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë, përmes një kumtese, ka përshëndetur vendimin e Samitit të NATO-s për fillim të bisedimeve me Republikën e Maqedonisë për inkuadrim në Aleancë.

“E përshëndesim vendosshmërinë e Qeverisë në Shkup për të vazhduar me zbatimin e reformave dhe me përforcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Do të vazhdojmë ta japim mbështetjen e domosdoshme në frymën e Marrëveshjes sonë për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, që e nënshkruam në vitin 2017. Ftesa drejt Republikës së Maqedonisë është konfirmim i qartë se politika e Aleancës e “dyerve të hapura” mbetet aktuale dhe kontribuon për siguri dhe stabilitet në hapësirën euroatlantike“,-thuhet mes tjerash në kumtesën e Ministrisë së Jashtme bullgare.

Baby Boo