Në 24 orët e fundit asnjë pacient nuk është pranuar me KOVID-19 në spitalet e Shkupit


Në 24 orët e kaluara, asnjë pacient i ri nuk është shtruar në spital në Qendrat Covid në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi.

“Gjithsej 46 persona të dyshuar ose të konfirmuar për Covid 19 po trajtohen në departamentet për sëmundje infektive në kryeqytet, tha ministria e shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur pranime në Institutin TBC. Gjatë ditës së djeshme nuk kishte pranime në qendrën kovide në spitalin “8 Shtatori” dhe në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Në 24 orët e kaluara, një pacient i shëruar është lëshuar për në shtëpi.
7 pacientë po trajtohen në qendrën kovid të Institutit TBC.
Janë gjithsej 14 pacientë në spitalin “8 Shtatori”, dhe 25 pacientë janë shtrirë në Klinikën për Sëmundjet Infektive”, thonë nga MSH.

Nga atje thonë se gjithsej 46 pacientësh të konfirmuar ose të dyshuar për Covid-19 po trajtohen në departamentet infektive në spitalet e kryeqytetit. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.
Nga MSH njoftojnë se ka 90 shtretër të lirë spitalor në spitalet e kryeqytetit.

Baby Boo