“Kacafytje” mes komunës së Gostivarit dhe Ministrisë së Arsimit për kompetencat?!


Ministria e Arsimit sërish ka vepruar në Gostivar në sferën e arsimit duke shkarkuar dhe emëruar drejtorët. E për këtë ka reaguar komuna e Gostivarit duke akuzuar për veprime politike dhe shkelje të ligjit.
“Ministri i Arsimit ka kthyer në detyrë dy drejtor në detyrë, në Sh.F Ismail Qemali dhe në shkollën fillore Forinë të fshatit Forinë, që janë zgjedhur në shpallje publike jo të rregullt. Pra shpallja e tyre është bë në dy gazeta ditore dhe jo në tre, siç e kërkon Ligji. Pra është me qëllim politik dhe pa pasur asnjë bazë, kryetari gjitha veprimet e veta i ka bë në bazë të Ligjit”, theksoi këshilltari për punë juridike në komunën e Gostivarit, Shkëlqim Veseli.
Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari tha se për këtë janë përgatitur padi të reja, sikurse të tjerat, por që kanë ngelur nëpër sirtarët e prokurorive. Ai tha se vetëm me ikjen e këtij pushteti, këto lëndë do të kenë zgjidhje të drejt gjyqësore.

Por Ministria e Arsimit ka hedhur poshtë akuzat duke theksuar se vendimet nuk janë të tij por janë vendim i Komisionit të shkallës dytë.

“Ne nuk kemi ndërmarr asnjë vendim pa vendos komisioni i shkalles se dyte. Gjithë drejtorët që kanë fituar lëndën e tyre të shkarkuar padrejtësisht nga Taravari dhe për të njëjtët jemi të detyruar dhe po ashtu edhe ai do ishte i detyruar sikur ti kishte kompetencat t`i kthente në vendin e punës”, theksoi ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
Këto probleme po vazhdojnë të shqetësojnë komunën e Gostivarit, të cilët për dy herë me radhë iu morën kompetencat në sferën e arsimit.

Baby Boo