Ka sakrifikuar paratë e bursës për Elvanën, motra rrëfen për herë të parë historinë

Motra e Elvana Gjatës, Migena Gjata, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun për të folur mbi bashkëpunimin që pati me Elvanën me këngën “Vendi im”, por duke na treguar edhe detaje mbi raportin e tyre shumë të veçantë.Gjatë bisedës së tyre, ato kanë zbuluar se Migena ka ndikuar dhe e ka frymëzuar Elvanën të merrej me muzikë dhe që të vogla kanë qenë shumë të lidhura më njëra-tjetrën.Madje Migena ka sakrifikuar gjithçka për të motrën e saj, edhe bursën prej 70 mijë lekësh të vjetra që merrte nga shkolla, të cilën e ndante të gjithën me Elvanën.

“Nuk e kam sakrifikuar, e kam ndarë, si çdo gjë që ka qenë e imja, e kam ndarë me motrën. Nuk do ta quaja sakrificë, por do ta quaja ndarje, sepse doja t’i bëja qejfin, motra e vogël, kishte teka. Jepej një lloj burse për studentët që dilnin me 10-a dhe ishte një bursë 70 mijë lekë të vjetra. Këto ishin paratë e mia të xhepit, kafet në Akademinë e Arteve. Vinte Ela, e vogla që ishte e fiksuar pas ëmbëlsirave, dhe t’ju them nuk ka njeri që bën ëmbëlsirën më të mirë, përveç pjatave kryesore. Unë mezi e pres edhe për këtë”, është shprehur Migena Gjata.