Ka dështuar mekanizmi për mbrojtje nga pedofilët “Regjistri i pedofilëve”


“Regjistri i pedofilëve” është ueb faqja ku pedofilët e sanksionauar në Maqedoni, shfaqen publikisht me fotografi dhe të dhëna plotësuese për opinionin, raporton Pa Censurë.

Ky regjistër është bërë me qëllim që abuzesit e të miturve, të jenë lehtë të verifikueshëm për gjithsecilin. Me këtë çdo banorë mund të jetë në dijeni, për pedofilet të cilët jetojnë në vendbanimin e tij.

Por edhe pse ky do të shërbente si një mekanizëm mbrojtës, i vënë në funksion nga ministria për Punë dhe Politikë Sociale, ndërsa i udhëhequr nga Institucioni Publik – Enti për veprime sociale, disa herë ka hasur në problem. Tri herë deri më tani, është larguar nga funksionimi ueb faqja, ku më pastaj me reagimin e mediave është kthyer përsëri.

Mirëpo edhe pse është kthyer në funksion ueb faqja, ajo nuk është përditësuar që një vit pas vënies në funksion. Në faqe ju mund të gjeni të gjithë pedofilët të cilët janë para vitit 2013, ndërsa pas këtij viti nuk ka të dhëna shtes, për pedofilët e dënuar.

Pyetjes së Pa Censurë ende nuk i është përgjigjur ministria e PPS-së.

Me këtë lë të kuptohet se që nga viti 2012, kur edhe është vënë në funksion “Regjistri i pedofilëve” ky është i vetmi mekanizëm i dështuar të cilin ka në “funksion” ministria e PPS-së, për mbrojtjen e të miturve nga abuzuesit./Pa Censurë

Baby Boo