Sulmi ndaj gazetares, Lala: Disa nga plumbat hynë në dhomën e vajzave. Pse më sulmuan


Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se disa nga plumbat që u qëlluan mbi shtëpinë e prindërve të saj goditën dhoëmn në të cilën qëndronin dy vajzat e saj të mitura.

“Unë banoj në një apartament në periferi të Tiranës, në shtëpinë e prindërve e cila u godit unë shkoj dy ose tre herë në ditë. Dy vajzat e mija të mitura ishin në shtëpinë e prindërve të mi, unë nuk ndodhesha aty në ato momente. Sulmi ka ndodhur rreth 20 minuta pasi vëllai ka hyrë në banesë me makinën time. Plumbat kanë depërtuar në dhomën ku flinin dy vajzat e mitura”-tha gazetarja.

E ftuar në emisionin Opinion të Fevziut, Lala u shpreh dhe në lidhje me arsyet e sulmit, duke thënë se për të shkatërruar një gazetar, hapi i parë është ai i trembjes së tij/saj. Përmes sulmit ndaj familjarëve.

Në lidhje me arsyet e sulmit, gazetarja tregoi se për të shkatërruar një gazetar, hapi i parë është që të trembin gazetarët përmes sulmit ndaj familjarëve./Gazeta Express

Baby Boo