Ka dal të shtunën nga shtëpia dhe nuk është kthyer: Tetovari po e kërkon nënën


Në ora 10.00 në Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, 23 vjeçari D.M. ka lajmëruar se me datën 14 rreth orës 17.00 nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar nëna e tij.

Bëhet fjalë për 45 vjeçaren S.M. e cila ka thënë se do të shkoje te kushërira e saj dhe nuk është kthyer më.

Po ndërmerren masa për gjetjen e personit./Almakos/