Ka ardhur nga Austria dhe nuk ka qëndruar në izolim, një qytetar i kumanovës dënohet me 2000 euro


Prokuroria Publike Themelore-Kumanovë ka propozuar që të dënohet një person i cili ngarkohet për veprën e kryer penale – mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë. I akuzuari më 16 mars, gjatë hyrjes në Maqedoni në pikën kufitare Deve Bair, ka nënshkruar deklaratë se do të qëndrojë në vetëizolim, pasi vjen nga Austria, si vend i rrezikshëm me koronavirus.

Personi në fjalë ka pranuar të qëndrojë në vetëizolim në shtëpinë e tij në Kumanovë, por gjatë një kontrolli më 17 mars nga ana e zyrtarëve të SPB kumanovë, i akuzuari nuk është gjetur në shtëpi.

Me këtë, ai nuk ka vepruar sipas rregullave të miratuara gjatë kohës së pandemisë-epidemisë nga përmasa globale. Prandaj, prokurori publik i Prokurorisë në Kumanovë, i ka propozuar Gjykatës Themelore të Kumanovës që të akuzuarit t’i shqiptohen 100 gjoba ditore, kurse një gjobë të jetë në vlerë prej 20 eurove në kundërvlerë me denarë. Gjykata e ka pranuar propozimmin dhe personit të akuzuar i është shiptuar gjobë në lartësi prej 2.000 eurove.

Baby Boo