JUSUF VEJSELI, mjeku që bëri mrekulli,për herë të parë pa operim shëroi pacientin me cistë në pankreas!


JUSUF VEJSELI, mjeku që bëri mrekulli,për herë të parë pa operim shëroi pacientin me cistë në pankreas!

Për herë të parë në Maqedoni, subspecialisti i njohur i mjekësisë interne, gastroenterohepatologu  dr.Jusuf Vejseli me sukses te madh duke lënë anash ndërhyrjen kirurgjike ka shëruar një sëmundje të rrëndë të pankreasit  vetëm përmes drenazhës endoskopike ose Cistogastrostoma.

 

Pacienti A.A 64 vjecar nga Gostivari i etnisë maqedonase  i mbushen sytë me lot duke ia dhënë dorën dr. Jusuf Vejselit  për tu përshëndetur. “Ju falemenderit zoti doktor për të gjitha që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj që keni bërë për mua”.

Pacienti A.A nga Gostivari në fund të muajit korrik të vitit 2018-të e ka me të vërtetë të qartë se në repartin e gatstroenterahepatologjisë të spitalit “8 –shtatori” në Shkup i është shpëtuar jeta, pa intervenim kirurgjik, por me metodën më të re invazive të cilën për herë të parë e realizoi me sukses në Maqedoni, subspecialisti i njohuri i mjekësisë interne, Jusuf Vejseli –shef i departamentit të gastroenterohepatologjisë në Ish spitalin Ushtarak në Shkup.

Kjo është dhurata më e mirë  në jetë, që mund ta imagjinonte pacienti AA nga Gostivari në moshën 64 vjecare, raporton ekskluzivisht portali AMERIKA-RADIO me seli në Shkup.

“ Kam lindur edhe një here në jetë. Dua ta falemenderoj doktor Jusufin nga toka deri në qiell”, shprehet me shumë emocione pacienti nga Gostivari, A.A

Ndodh shpeshherë që mjekët maqedonasë  u shpëtojnë jetën shqiptarëve. Në rastin tonë ka qenë një mjek shqiptar që ka bërë ndërhyrjen e suksesshme internistike -invazive e cila është kurorëzuar me shpëtimin e jetës së një qytetari  të etnisë maqedonase.

Ne fillim te muajit korrik,  pacienti A.A 64 nga Gostivari  ishte sjellë në spital me autoambulancë, për shkak të një dhimbjeje të vazhdueshme të barkut, humbje peshe,fryrje të barkut dhe blokadë të kanalit të tëmthit.

Mjeku Jusufi i kishte bërë kontrollimin me ultrazë.

“Menjëherë intervenim në spital” kishte qenë udhëzimi i dr. Jusufit urgjent dhe shpëtimtar.

Sepse “intervenimi më vonë mund të bëhej vonë”, konstaton më vonë dr. Vejseli .

“Diçka e tillë është shumë e rrallë”, fillon bisedën me ne, mjeku Jusuf Vejseli për të sqaruar në detale të gjithë intervenimin.

—————————————————————-

Mjeku, Jusuf Vejseli ekskluzivisht flet për portalin AMERIKA-RADIO se ndjehet krenar që ka kryer me sukses këtë intervenim, ndërsa pacienti pas 48 orëve është lëshuar në shtëpi, shëndosh dhe mirë.

Mjeku Vejseli thotë se bëhej fjalë për dukurin e “PSEUDOCISTËS” e cila është gjetur në trupin e pankreasit  në madhësi prej 8 cm, e cila eshte si rezultat e ndezjes se shpeshte te pankreasit.

  

Sipas tij këta raste gjithmon në Maqedoni janë trajtuar kirurgjikishtë përmes operacionit, ndërsa mjeku Vejseli kishte vendosur që ky rast të zgjidhet pa operacion, vetëm me ndërhyrjej përmes lukthit

Ai rrëfen për portalin Amerika-RADIO se e gjithë intervenca për të shpëtuar jetën e pacientit kishte zgjatur 1 orë e 30 minuta dhe i gjithë intervenimi ishte kryer me sukses..

“  Intervenuam 1 orë e gjysëm në mënyr endoskopike me anë të DUODENOSCOPIT depërtuam  te zbrastira e cistës me cka vendosëm, ENDOPROTEZËN e cila hapi rrugën që të eliminohet lëngu nga cista. Brenda 24 orëve cista mbeti e zbrasur.Pacientit ia ndalën dhimbjet e barkut, ndërsa pas 48 orëve e lëshuam nga spitali që të vazhdon me ilacet në kushte shtëpiake”, deklaroi mjeku Vejseli duke shtuar se tani pa intervenim kirurgjik mund të zgjidhet kjo sëmundje.

“ Vendosa unë si mjekë për herë të parë që këtë lloj cistash ta zgjidh pa intervenim kirurgjik, por vetëm në mënyr endoskopike të bëhet zbrazja e cistës së pankreasit në lukth. Rreziku kryesor te rastet me zgjerim të cistës qëndron te pëlcitja e tij e befasishme. Kjo shkakton gjakderdhje të brendshme te pacienti.”, theksoi mjeku Jusuf Vejseli.

 

MJEKU JUSUF VEJSELI NGA GOSTIVARI VETËM BRENDA 1 VITI  NË ISH SPITALIN USHTARAK NË SHKUP BËNË MIJËRA INTERVENIME NË LUKTHË, ZORRËN E TRASHË DHE MËLCI.

STATISTIKA brenda 1 viti

1000 gastrokscopi

1000 colonskopi

500 eho te barkut

150 ERCP-metod ku përmes lukthit depërtohet në kanalin e qeses së tëmthit dhe hiqen kalkulet dhe vendoset STEND.

Xhaxhi Elmaz nga Cegrani i Gostivarit është meritori që Jusufi të bëhet mjek:Ruan traditat shqiptare dhe gjuhën shqipe edhe në Bosnjë

Në nje qytet te Bosnjës, me saktesisht ne ODZAK  edhe sot e kësaj ditë është aktivë babai i mjekut Jusuf. Bëhet fjalë për Xhaxhin Elmaz nga Cegrani i Gostivarit i moshës 64 vjecare i cili ka duqane në Bosnjë. Ai rrëfen se me vendoshmërim më të madhe kishte vendosur që djali i tij të bëhet mjekë. “ Kam dashur shumë që djali të bëhet doktor dhe Zoti deshi dhe u bë. Gëzohem shumë që ju ndihmon njerëzve” rrëfen me shumë mallëngjim kohën kur Jusufi kishte jetuar edhe në Bosnjë.

“ Djalin Jusufin e kisha në Bosnjë  .Është mëkat i madh kur fëmijët e një shqiptari nuk dinë shqip. Më pengon kur fëmijët e shqiptarëve  asimilohen, e këtë nuk ma lejon edukata familjare që jemi rritur në një frymë patriotike. Do të isha turpëruar gjatë vizitave në vendlindje nëse fëmijët e mi nuk dinin të komunikojnë në shqip”, rrëfën për portalin AMERIKA-RADIO, zotri Elmazi.

 

Familja e mjekut Jusuf

Ka dy fëmijë të mrrekullueshëm, Vetonin 15 vjecar në shkollë të mesme te mjekesise ne Gostivar, dhe vajzën 6 vjecare, MERVE Bashkëshortja e tij është profesoresh e gjuhës angleze.

 

Baby Boo