Ju vihet flaka palmave në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup


Gjatë ditëve të fundit në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup kanë ndodhur dy raste jo të hijshme, në të cilat janë djegur palmat e vendosura në oborrin e Klinikës.

Në dy rastet e ndara, një grup i personave të rinj në orët e vona të natës kanë ndezur palmat të cilat kanë qenë të mbjellura rreth parkingut dhe në kopsht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Klinika “Zhan Mitrev” informojnë se rasti i parë është regjistruar të shtunën (11/08/2018) në orën 01:30, ndërsa rasti i dytë të mërkurën (15/08/2018) në orën 02:30.

“Incidentet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe do të përdoren për procedurë të mëtejshme gjatë hetimeve. Pyesim se kujt i pengojnë palmat dhe pse dikush mund ta bëjë këtë?”, thonë nga Klinika.

Për momentin nga organet kompetente nuk ka asnjë njoftim, të dyshuar ose të arrestuar për këto incidente./Telegrafi/

Baby Boo