“Ju kam në lutjet e mia”, kështu uron Ikballe Huduti teologun për kalimin në Vetëvendosje


Aderimin e tologut Mustafë Bajrami në Lëvizjen Vetëvendosje, Ikballe Berisha-Huduti po konsideron një hap opërpara në shkapjen e shtetit,
Kështu të paktën është shprehur ajo në një koment në Facebook, ku i ka uruar Bajramit kalimin në VV’në e Albin Kurtit.

“Urime doktor Mustafë Bajrami, jeni njeri mëse i merituar për bashkëpunim me liderin e shqiptarisë ztr.Albin Kurtin. Ju kam në lutjet e mia vec përpara ta shkapim Kosovën tonë të bukur nga duart e baltosura të qelbura në kurrupsion e padrejtësi”, ka shkruar Huduti.

Ndërkohë, lajmin për kalimin e Mustafë Bajramit në Vetëvendosje e bërë të ditur kreu i partisë, Albin Kurti.
“Mustafë Bajrami na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Ai ka kryer studimet për Akaid-Filozofi në Universitetin “El-Az’har” në Kajro të Egjiptit, ndërsa në Master dhe Doktoratë ka punuar në Logjikë dhe Filozofi Analitike në Universitetin “Dokuz Eylul” në Izmir të Turqisë. Është njohës i pesë gjuhëve të huaja”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti.

Baby Boo