Joveski: “Për nevojat e Prokurorisë do të ndahet 0,4% e Buxhetit të shtetit”


Për këtë vit buxheti i Prokurorisë është rritur për rreth 14 %. Gjithashtu e shoh garancinë në Ligjin për Prokurorinë Publike, ku për herë të parë u konstatua se për nevojat e Prokurorisë do të ndahet 0,4% e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk mundet menjëherë të realizohet duke pasur parasysh këto kriza të cilat janë tani në vend, por pres se për disa vite do të arrihet ajo përqindje, tha prokurori shtetëror publik, Lubomir Joveski.

Ai theksoi se vitin e kaluar ishin punësuar 60 nëpunës në prokurorinë publike prej të cilëve pjesa më e madhe bashkëpunëtorë profesionistë, ndërsa tani, siç tha, për këtë vit Prokuroria ka publikuar konkurs për 72 administratorë.

“Situatat në këtë plan përmirësohen jo vetëm për shkak të angazhimit të Prokurorisë, por edhe për shkak të kuptimit edhe të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në vend, për nevojat e Prokurorisë dhe për alimentacionin e nevojave të saj që të jetë më efikase në kryerjen e funksionit të saj”, theksoi Joveski.

Në pyetjen se si e vlerëson situatën nga aspekti që Kapitujt 23 dhe 24 të cilët kanë të bëjnë me udhëheqjen e drejtësisë dhe të drejtave fundamentale janë në praktikë të parat të cilat i vlerëson BE-ja sa i përket vendit tonë, Joveski thotë se është e pakontestueshme se gjithë sistemit gjyqësor të shtetit i nevojiten reforma.

“Por kur flas nga aspekti i Prokurorisë duhet të them se në raportin e fundit të BE-së vërehet progres në pjesën e luftës së krimit të organizuar, të krimit të rëndë. Gjithashtu, shënohen edhe detyra të caktuara edhe për Prokurorinë dhe për shtetin në pjesën e zbatimit të Strategjisë së reformave gjyqësore, ndërsa Prokuroria ka miratuar, ashtu të them, akte themelore në pjesën e strategjisë për resurse njerëzore për të cilën vepron, gjithashtu Ligjin për Prokurorinë Publike pas të cilit janë miratuar aktet nënligjore, ndërsa po punohet edhe në sistematizimin e Prokurorisë”, theksoi Joveski.

Sipas tij, nuk është e papërfillshme as e dhëna se Prokuroria duhet më shumë vëmendje t’i kushtojë teknologjisë informatike dhe menaxhimit me lëndët.

“Ne vazhdimisht ndërmarrim veprime në kuadër të kompetencave tona për përmirësimin e gjendjes në Prokurori. Në atë kontekst dua të theksoj se ne një pjesë të pajisjes së vjetërsuar informatike me mjete tona dhe me mjete nga fondet IPA e kemi rinovuar. Por, para nesh kemi edhe një sfidë serioze nga plotësimi ose ndryshimi, ndryshim i plotë i sistemit për menaxhim me lëndët publike-prokuroriale, pastaj për domosdoshmërinë nga edukimi i të punësuarve dhe prokurorëve publikë në pjesën e shfrytëzimit të kësaj teknologjie”, tha prokurori shtetëror publik.

Ai tregoi se kanë mungesë të elektro-inxhenierëve dhe teknikëve, të cilët janë të nevojshëm për kryerje të suksesshme të atyre punëve në Prokurori.

“Vetëm të ilustroj se në këtë Prokurori janë të punësuar dy elektro-inxhenirë, përderisa nga katër rajonet e Apelit të punësuar janë tre elektro-inxhenirë të cilët janë kompetentë për gjithë Prokurorinë Publike. Në disa raste kemi publikuar konkurse për pranim të informaticientëve, por dukshëm se nuk ka interesim te njerëzit me këtë profesion për kryerjen e punëve në Prokurorinë Publike. Do të duhet rreth asaj pjese edhe shteti edhe Prokuroria Publike në periudhën e mëtutjeshme të kushtojë kujdes të veçantë që të mundet me të vërtetë të kemi rezultate më të mira dhe të përfshihemi në proceset evropiane”, tha Joveski.

Baby Boo