JOVESKI, KOPJE E ZVËRLEVSKIT! PADREJTËSIA NDAJ SHQIPTARËVE VAZHDON!


Padrejtësia vazhdon në Maqedoni. Diskriminimi në gjykatat e Maqedonisë në baza të ndryshme, kryesisht në bazë etnike vazhdon. Kuptohet, shqiptarët janë ata që kalben kazamateve pa faj. “Faji” i vetëm i tyre është se janë shqiptarë, dhe jetojnë në Maqedoni!

“Edhe Zotët përkulen para fakteve” nuk vlen në këtë moçal prej shteti! “Jeta NUK erdhi në Maqedoni!”

Në pyetje të deputetit deri tek kryeprokurori i ri i Maqedonisë, Lubomir Joveski, në lidhje me rastin , në kohë kur dolën në shesh të gjitha detajet se ky rast është i montuar nga ish regjimi, u publikua madje edhe videoja nga vrasja, kur çdo provë, dëshmitar dhe detaj i shfajëson të burgosurit aktual, aparati famëkeq gjyqësor vazhdon të vulosë verdike të rasteve të montuara ndaj shqiptarëve, të thurrura me dëshmitarë kontradiktor të fshehur dhe pështima si prova biologjike.

Lubomir Jovevski, kryeprokurori i ri i Maqedonisë, i cili pritej të jetë sinonim i drejtësisë në vend, pa fije turpi edhe njëherë vërteton montimet e Gjykatës Themelore, të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme mbi rastin . Ai, në përgjigjen e tij mes tjerash shkruan:
– Prokuroria atë kohë ka pasur më tepër dëshmitarë okular (të gjithë të fshehur dhe kontradiktor mes vete);
– ka pasur tragë biologjike (lexo: pështymë nga të akuzuarit; qesharake kjo);
– as MPB e as Byroja për ekspertizë gjyqësore nuk kanë pasur mundësi teknike për përpunimin e video inqizimit nga vrasja;
– ndërkohë, të gjithë dëshmitarët e mbrojtjes dhe dëshmitë tjera që dëshmojnë pafajësinë e të akuzuarve NUK pranohen!

I bëjmë me dije Joveskit, Zvërlevskit dhe të gjithë “zvërlevskave” tjerë: NUK DO TË NDALEMI PA ARRITUR DREJTËSINË! Më mirë le të na vrasin të gjithëve, pasi nuk do ndalemi. Nuk janë të gjithë të korruptuar dhe vasal. Nëse sistemi i mykur i drejtësisë nuk bëhet, do kërkojmë drejtësi në sistemin ndërkombëtar.
Ndërkohë, Joveski, Zvërlevski dhe “zvërleçiçat” tjerë do të japin një ditë PËRGJEGJËSI. Edhe penale!
Vazhdojmë, PA CENSURË!

Baby Boo