“Tragjeditë që kanë ndodhur në Serbi janë alarm edhe për ne si organ i ndjekjes penale dhe na detyrojnë që si institucion të mobilizohemi për kontroll më efikas të armëve në vend”, kështu u shpreh sot kryeprokurori publik Ljubomir Joveski.
“Kërkoj nga të gjithë prokurorët publikë në vend që gjatë veprimeve të tyre të insistojnë në sanksione më të rrepta penale për veprën penale – Prodhimi, mbajtje dhe tregtimi pa leje i armëve apo lëndëve shpërthyese. Shtrëngimi i politikës penale duhet të reflektohet në veprimet e prokurorive publike të cilat duhet të sigurojnë që masa e sanksionit për krime të tilla të jetë brenda kufijve të përcaktuar ligjërisht pa mundësinë e masës alternative. Përveç kësaj, prokuroritë më të larta publike, në rastet e sanksionit të butë me aktgjykime të shkallës së parë, duhet të përpiqen që përmes procedurave të shkallës së dytë të marrin dënime më të larta”, tha mes tjerash Joveski.