Jovanovski e quan “Juda”, Zaev përgjigjet: VMRO ka vjedhur 5 miliardë euro


Kryeministri Zoran Zaev ka pasur një debat të ashpër me deputetin e VMRO-DPMNE-së nga Strumica, Krste Jovanovski. Fillimisht Jovanovski e ka akuzuar Zaevin se është tradhtarë dhe se po e shet emrin.
“Tradhtia juaj është nënshkruar nga dora e mallkuar. Ju jeni Juda”, e ka akuzuar Jovanovski Zaevin.
Kryeministri Zaev në përgjigjen e tij e akuzoi Jovanovskin se është i pamoralshëm. “Në Strumicë keni marrë para prej meje. Duhet të më falenderosh. Ke fjetur nëpër kazino, shkoje edhe në vende tjera, ishe turp për Strumicën. Ju thirreni në patriotizëm. Ju që e vodhët Maqedoninë për 5 miliardë euro”, iu përgjigj Zaev deputetit të VMRO-DPMNE-së, Krste Jovanovski.

Baby Boo