Joe Biden, kundër Trump me vota muslimane: Ja ç’ka thënë Profeti Muhamed mbi të keqen


Kandidati demokrat për presidencialet e 3 nëntorit Joe Biden të hënën vendosi një precedent historik si kandidati i parë presidencial në historinë e SHBA për të adresuar një mbledhje të muslimanëve amerikanë përpara zgjedhjeve presidenciale.
Deri më tani asnjë kandidat presidencial – qoftë nga Partia Republikane apo Demokratike – nuk i është drejtuar ndonjëherë komunitetit në këtë pjesë të fushatës.

Biden ishte mysafir i Employment Action,i cili punon në fushën e të drejtave politike myslimane në Shtetet e Bashkuara në një program virtual në internet me titull “Miliona zëra muslimanë” në të cilin morën pjesë më shumë se 3,000 muslimanë amerikanë.
Biden beson se muslimanët janë ekspozuar ndaj abu*zimit dhe rac*izmit përku*ndër kontributit të tyre në shoqërinë amerikane.
Ai tha se ka ndërmend të heqë ndalimin e udhëtimit të cilin administrata e Presidentit në detyrë Donald Trump vendosi ndaj muslimanëve sapo të vinte në pushtet.

“Nëse do kem nderin të jem president unë do të heq ndalimin e vendosur ndaj muslimanëve që ditën e parë” tha ai.
Wael Alzayat presidenti i Employment Action i tha radios amerikane: “Ne kemi nevojë për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Biden-it përmes thirrjeve video në një ngjarje të organizuar nga myslimanët. Ishte një nga kriteret e qarta që vendosëm dhe arritëm sukses”.
Fjalimi i Biden-it filloi duke kujtuar fjalët e Profetit Muhamed – “Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të”: “Kush nga ju shikon një vepër të keqe le ta ndryshojë atë.”
Ai vlerësoi mësimet e Profetit dhe premtoi të përfshijë muslimanët amerikanë në ekipin e tij presidencial.

Baby Boo