Jo vetëm Ramën, Berisha ka disa fjalë edhe për Zoran Zaev, ja ç’thotë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka su*lmuar nga Foltorja në Kamëz edhe kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen pas rezultatit të dobët të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Baby Boo

Berisha tha se qytetarët maqedonas ia prenë biletën këtij politikani të verbër, i cili u bashkua me Serbinë, duke harruar se Maqedonia e Veriut u formua pikërisht për të mos lejuar krijimin e Serbisë së Madhe.
Ish-kryeministri tha se me tërheqjen e Zaev, “Ballkani i Hapur” vdiq po aty ku u pagëzua me emrin e George Soros.

“Një përshëndetje të përzëmërt dua t’u dërgoj votuesve të Maqedonisë së Veirut, që ia prenë biletën një aventurieri, i cili me aventurën e tij e shëndërroi Maqedoninë në mollë sherri mes Bullgarisë dhe Serbisë. Ky politikan i verbër harroi se për Beogradin, Maqedonia u krijua për të mos lejuar formnimin e Serbisë së Madhe, por as të Bullgarisë së Madhe, por ky vrapoi drejt Beogradit sikur të ishte i biri i Pashiqit. Zhvillimi i Madh në Maqedoninë e Veriut, ishte se aty ku u pagëzua me emrin e George Soros “Ballkani i Hapur”, aty vdiq dy ditë më parë nga vota e qytetarëve”, tha Berisha.