Jo vetëm gjobë: Në Danimarkë kërkohet edhe burg për burkën dhe nikabin


Disa parti politike në Danimarkë po kërkojnë një dënim me burg për gratë që mbajnë një nikab në publik.

Që nga 1 gushti, në Danimarkë ka hyrë në fuqi një ligj të ri që ndalon veshjen e burkës dhe nikabit, ku si masë ndëshkuese janë gjobat që variojnë nga 165 deri në në rreth 200 dollarë .

Zëdhënësi i një prej partive, asaj të Populit, Martin Henriksen, tha se është e nevojshme, përveç gjobave, për ata që nuk respektojnë ligjin duhet dhe burgu.

Të njëjtin qëndrim shprehu dhe zëdhënësi i Liberalëve, Venstre Marcus Knuth.

Veç Danimarkës, ligje kundër dy veshjeve kanë dhe disa vende të tjera evropiane, por në asnjë rast nuk është diskutuar burgu.

Baby Boo