Jo një por dy: Putin thotë se edhe një vaksinë anti-Covid është duke ardhur


Pas aprovimit të vaksinës së parë anti-covid, Presidenti rus Vladimir Putin, tha se edhe një vaksinë tjetër është e gatshme të prezentohet.

“Nga rruga, një tjetër vaksinë kundër koronavirusit do të regjistrohet së shpejti,” tha Putin, duke iu drejtuar senatorëve të Këshillit të Federatës.

Presidenti rus shtoi se autoritetet ruse po marrin parasysh rreziqet e mundshme në luftën kundër koronavirusit.
Sipas Putinit, sistemi rus i kujdesit shëndetësor është gati të rezistojë në mënyrë efektive ndaj infeksionit të koronavirusit dhe valës sezonale të ftohjeve.

Më herët, Ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Rusisë, Denis Manturov, deklaroi se vaksina e dytë ruse kundër COVID-19, do të prodhohet nga kompania “Biokad”.

Në gusht Rusia regjistroi vaksinën e parë në botë kundër koronavirusit, e cila u zhvillua nga qendra “Gamalej” së bashku me Fondin Rus për Investime Direkte.

Faza përfundimtare e testimit të vaksinave tani është duke u zhvilluar, në të cilën po marrin pjesë një numër i madh i vullnetarëve.

Baby Boo