Jeton Shaqiri: “WiFi pa pagesë në hapësirat publike – qasje në internet për të gjithë dhe në çdo kohë”


Në mbledhjen e sotme në Qeveri kaloi Informacioni mbi sigurimin e WiFi internetit shtetëror pa pagesë në hapësira të hapura publike.
Aksesi në Internet është sot një komoditet bazë pa të cilin nuk e imagjinojmë më punën, zbavitjen dhe kulturën. E ardhmja e komunikimeve elektronike është tek shërbimet e reja të cilët janë të lidhura pazgjidhshmërisht me aksesin e bollshëm në Internet.

Aksesi falas në Wifi është një shërbim i vlefshëm për gjithë qytetarët, por edhe për turistët e huaj të cilët jo gjithnjë kanë akses në Internet.
WiFi internet shtetëror pa pagesë duhet të sigurohet në dy lloj lokacionesh – në lokacione me interes për turistët dhe në lokacione në vendbanimet të cilat u takojnë të a.q. “zona të bardha“.
Sigurimi i WiFi internetit shtetëror pa pagesë në hapësira publike është në përputhje me Programin e punës së Qeverisë për periudhën 2020 – 2024 dhe me Planin Nacional Operativ të Broadbandit (PNOB).

Baby Boo