Jetmir ZIBERI, kirurgu i fëmijëve i informon prindërit : Syneti nga ZOTI nuk ka, ajo është sëmundje që duhet të trajtohet kirurgjikishtë!


Hipospadia është një nga anomalitë e lindura më të zakonshme  në sistemin urogjenital tek fëmijët meshkuj. Numri i hipospadive është në rritje të vazhdueshme, ka deklaruar kirurgu i fëmijëve, Jetmir Ziberi andaj porosit prindërit që me kohë të kërkojnë ndihmën e mjekut.

KIRURGU JETMIR ZIBERI KONTAKT TELEFONI 078-498-911

“Hipospadia – ajo është anomali e lindur e organit gjenital mashkullor kur uretra hapet në anën e poshtme të penisit, dhe jo në majë. Ne mjekët  e mjekojmë veçanrisht në mënyrë kirurgjikale, me rikonstruksion të uretrës. Zakonisht kur vijnë prindërit e fëmijëvë të këtillë në ordinancë ku punojm në SPITALIN SHTETEROR NE SHKUP dhe neve mjekëve na thonë : Zoti e ka bërë synet djalin tonë!Por ne ju sqarojm se problemi i fëmijës suaj mund të jetë një keqformim i lindur, pikërisht është hipospadia. Kjo sëmundje ka të bëjë me moszhvillimin adekuat të penisit dhe sidomos të vrimës së jashtme të kanalit të urinimit, e cila vrimë hapet më poshtë se vendi i normal i tij. ”, sqaron ekskuzivisht për portalin, AMERIKA-RADIO  kirurgu i Spitalit për sëmundje Kirurgjike në Spitalin Shtetëror në Shkup, Jetmir Ziberi

Ai thekson se  kjo sëmundje më mirë është të trajtohet menjëher pas vitit të parë të lindjes.

“Hipospadia trajtohet në mënyrë kirurgjike ndërmjet 12-18 muajve të parë të jetës tek fëmija. Rastet e rënda të hipospadisë shoqërohen me lakim të penisit dhe me moszbritje të testiseve, në këtë mënyrë trajtimi është më i ndërlikuar.”, ka deklaruar kirurgu Ziberi duke përmendur edhe shkaqet e mundshme që shkaktojnë këtë sëmundje.

“Shkaku i shfaqjes së kësaj anomalie në të shumtën e rasteve është i panjohur. Trajtimi me hormone, gjatë periudhës së shtatzënisë mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së hipospadisë. Gjithashtu, pamundësia e testiseve për të sekretuar mjaftueshëm testosteron (hormon mashkullor), gjatë periudhës së shtatzënisë, ose pamundësia e trupit të fetusit për të reaguar ndaj testosteronit të prodhuar, rrit rrezikun e hipospadisë.  Në disa raste hipospadia është e trashëguar. Gjithashtu ekziton një rritje e rrezikut të shfaqjes së hipospadisë tek fëmijët meshkuj të cilët janë fekonduar me inseminim artificial”, vlerson kirurgu Ziberi duke përcjellur mesazh qetësues tek prindërit që kjo sëmunjde nëse trajtohet nga mjekët shërohet, por asesi nuk guxon që këta fëmij të bëhen syne tek berberët.

“ Ne si kirurgë kemi trajtuar këtë sëmundje me shumë suksese. Format më të lehta (distale) ku hapja e majës së kanalit të uretrës gjendet në kokën e penisit ose në pjesën e mesme të trupit të penisit, operohet ndërmjet muajit të 12-18 nga lindja e fëmijës. Ekzistojnë mbi 200 lloje të teknikave dhe modifikimeve të tyre. Shkalla e suksesit është ndërmjet 90-95%. Trajtimi kirurgjik i formave më të lehta (distale) pothuajse gjithmonë zgjidhet me një operacion të vetëm (operacion në një akt). Tek format e rënda të hipospadisë, të shoqëruara me shtrembërim të penisit dhe me moszbritje të testiseve, trajtimi është tepër i komplikuar. Është i nevojshëm vlerësimi i kariotipit dhe  vlerësimi endokrin për të zbuluar anomalitë që kanë të bëjnë me mospërcaktimin e gjinisë së seksit. Nëse penisi ka dimension tepër të vogël, jepen injektime testosteroni, në mënyrë që të marrë dimensione normale dhe të mund të kryhet operacioni. Trajtimi kirurgjik tek format e rënda të hipospadisë, bëhet me anë të disa operacioneve (operacione me disa akte), dhe me përdorimin e membranës së faqes së fëmijës (mukoza bukale). Shpesh, lëkura që mbulon kokën e penisit (prepuciumi) përdoret për shtimin apo zgjatjen e uretrës dhe prandaj nuk rekomandohet synetimi para operacionit.  Asesi këta fëmij të bëhen synet tek berberët, pasi ajo lëkur nevojitet për mbyllje”, ka përfunduar për portalin,Amerika-RADIO, kirurgu Jetmir Ziberi.

 

Kirurgu Ziberi punon cdo dite ne Spitalin Shteteror ne Shkup ne katin e 5-ste ne Klinikene per kirurgji te femijeve. Pervoja e tij mbi 10 vite me mbi 2000 operacione dhe intervenime tjera e numeron nder kirurget me te dalluar ne Maqedoni.

Baby Boo