BDI shpreh ngushllime për familjen e Nikola Sazdovskit


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shprehë ngushëllime të thella deri tek prindërit, familja dhe të afërmit e të ndjerit Nikola Sazdovski. Humbja e një jete të re dhe të pafajshme, veçanërisht në një mënyrë të dhunshme, siç është kjo ngjarje, paraqet një akt që gjithnjë dhe nga gjithkush meriton dënimin e plotë. Dhuna është një akt që nuk duhet të ketë asnjë justifikim dhe në këtë kontekst ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për autoritetet e sigurisë dhe zbatimin e ligjit për ndriçimin e plotë të rastit, dhe pa asnjë vonës të nxirren fajtorët para drejtësisë.

Duke pasur parasysh natyrën e dhunshme të kësaj ngjarjeje, dhe mesazhi i urrejtjes i dërguar nga ky akt ditëve të fundit, por, njëherit duke kuptuar revoltën e të afërmve dhe miqve të të ndjerit Nikola Sazdovski, si dhe shprehja publike e shqetësimit të qytetarëve, ne dëshirojmë të apelojmë për qetësi, për t’u përmbajtur nga provokimet, veçanërisht nga porosit e urrejtjes dhe mosdurimit, të cilat përbëjnë bazën për ngjarje të tilla të dhunshme dhe të pakëndshme.

Baby Boo