Ja detajet për familjen pesë anëtarësh që u aksidentua sot!


Familja pesë anëtarëshe që u shua sot në aksidentin në Biraqë të Suharekës kishte prejardhje nga fshati Sopi, me banim në Zvicër. Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për kryefamiljarin J.S, 32 vjeçar, këto informata janë konfirmuar nga një familjar i viktimës.

Udhëtimi i tyre u shndërrua në tragjedi, bashkë me kryefamiljarin vdiq edhe gruaja dhe tre fëmijët e tij. Ata kishin ardhë në vendlindjen e tyre në Suharekë për pushime verore.

Rruga në magjistralen Duhël-Suharekë është bllokuar totalisht. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se vetura kishte goditur autobusin. Ndërsa në rrugën e njejtë kanë ndodhur edhe më parë aksidente fatale