‘Jetimat e Ballkanit’ nisën 3 shtëpi për skamnorët në Mateç, Hotël dhe Sllupçan


Shoqata bamirëse ‘Jetimat e Ballkanit’ në krye me Halil Kastratin, sot ka filluar ndërtimin e tri shtëpive për skamnorë në komunën e Likovës, shkruan Fakte. Nga një shtëpi do të ndërtohet në fshatin Mateç, Hotël dhe në Sllupçan.

Kastrati ka paralajmëruar edhe video nga kjo ndodhi duke shkruar:

“Hajde perhajr ju kofte.

Nisi ndertimi i tri shtepive ne komunen e Likoves
Bashke me kryetarin e Likoves Erkan Arifi ishim per ti vizituar tri familje nevojtare dhe per te ju dhene lajmin se po ju nis ndertimi i shtepive

E nisem nje shtepi ne fshatin Sllupqan
Nje shtepi ne fshatin Hotël
Nje shtepi ne fshatin Mateq

Video me emocione sonte

Falenderojme kryetarin e Likoves z. Erkan Arifi per nderin dhe respektin si dhe gadishmerin e tij per te dhene kontrobutin e tyre edhe ne nivel te komunes

Bamires Zoti ju shperblefte”– ka shkruar Halil Kastrati nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’

Baby Boo