U zhduk në vitin 2011, gjendet pas 11 vjetësh e gjallë


Një vajzë pesëvjeçare, e cila u rrëmbye nga nëna e saj në vitin 2011 në Francë, është gjetur në kantonin Vaud. Ajo tani është 16 vjeçe.
Camille Chauvet ka mbetur në listën e personave të zhdukur që kur u zhduk me nënën e saj pranë Toulon në Francë. Prindërit e saj ishin ndarë dhe gjykatat i kishin caktuar kujdestarinë e alternuar. Ajo u zhduk kur ishte me nënën e saj, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ajo u gjet në Morges gjatë një ndalese rutinë trafiku.

Camille tani është nën kujdes dhe nëna e saj është në paraburgim. Një gjykatë do të shqyrtojë rastin këtë të premte, e cila do të përcaktojë nëse ajo duhet t’i kthehet babait të saj.

Baby Boo