Jeta i ndryshoi brenda natës përgjithmonë: Ja si arriti kjo vajzë që është vetëm 18 vjeçe të fitonte milionat


Çdo vit, afërsisht 1800 maturantë hyjnë në konkursin “Regeneron Science Talent Search”. Ky është një nga konkurset më prestigjioze të shkencës në Shtetet e Bashkuara.

Nga 1800 pjesëmarrës, 300 studentë zgjidhen dhe u jepet nga $2000 secilit në çmime. Më pas, 40 finalistë dërgohen në Washington DC për të garuar për një çmim shtesë. Fituesi merr një çerek milion dollarë.

Për herë të parë në historinë gati 80-vjeçare të konkursit, i gjithë eventi u bë tërësisht online, për shkak të pandemisë, por kjo nuk i pengoi aspak konkurrentët të shkëlqenin. Këtë vit, çmimi fitues iu dha Lillian Kay Peterson nga Los Alamos, New Mexico, e cila mori në shtëpi çantën prej $250.000 për shpikjen e saj të zgjuar.

Çfarë duhet bërë për të fituar çmimin e madh? Të zgjidhësh problemin e urisë në botë, mesa duket.

Baby Boo