Jepet burgim i përjetshëm për monstrën nga Koçani, i cili vrau një grua me 41 plagë me thikë


Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, dhe pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore në Koçan ka nxjerrë aktgjykim dënues për një person për veprën penale – Vrasje e kryer gjatë dhunës në bazë gjinore dhe në në mënyrë mizore, ndërsa autori është dënuar me burgim të përjetshëm.

– Më 25 shtator 2023, i akuzuari vrau në mënyrë të egër një grua, duke e goditur disa herë me thikë. Prokuroria Themelore Publike në Koçan në aktakuzë ka akuzuar edhe për veprën e shantazhit ndaj viktimës, e kryer para vrasjes. Por, i pandehuri nuk e ka pranuar atë vepër, procedura është e ndarë dhe procedura gjyqësore do të vazhdojë për atë pjesë të akuzës, njofton PTHP.

Baby Boo