Grubi: Nuk e shoh veten në postin e kryeministrit


Nuk e shoh veten si kryeministër i ardhshëm, tha sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, shkruan TV21. Grubi shtoi se kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut do të jetë kandidat ose kandidate me propozim nga BDI dhe lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.

Mund të ju siguroj që unë nuk e shoh veten në postin e kryeministrit shqiptar në 100 ditëshin e fundit në Qeverinë teknike dhe besoj që z.Ahmeti dhe BDI do të propozojë një kandidat apo kandidate e cila ose i cili me dinjitet do e zbaton detyrën e thyerjes së tabusë së marrjes së përgjegjësisë në ekzekutiv nga një shqiptar për të udhëhequr këtë Qeveri”, tha Grubi./tv21.tv

Baby Boo