Jeni shtatëzenë! Ja çfarë duhet të dini javë pas jave


Si po rritet bebi juaj?
Jeni në tremujorin e parë, këto gjëra duhet t’i dini!
Zhvillimet e mëdha të kësaj jave : bebi mund ti mbyll sytë, të vrenjtet në fytyrë, të bëj urinën dhe madje të fus gishtin në gojë! Falë impulseve të trurit, muskujt e fytyrës po stërviten pasi po formohen shprehitë e fytyrës. Veshkat po prodhojnë urinë, një proçes që do e zgjasë deri sa të lind. Nëse do kesh ndonje vizitë me eko se shpejti mund ta kapësh duke thithur gishtin. Lajmi tjetër: Bebi po rritet dhe ka masën e një limoni, trupi po rritet më shpejtë se koka.

Si po të ndryshon jeta
Mirëserdhe në trimestrin e dytë!
Energjia po ju rikthehet, dhe nga gjoksi mund të jeni më rehat, përzierja është zhdukur. Nësë jo, ki shpresë sepse do zhduket. Ke filluar të dukesh dhe sekreti nuk mund të mbahet më. Merr pak kohë për të bërë planë, ëndërruar dhe për ta shijuar këtë kohë. Është normale të këni merak herë pas herë po përqëndrohu të kujdesesh për veten dhe bebit.


Zhvillimi i bebit:

Hunda, goja dhe veshet që do përkedhelesh pas 8 muajsh po fillojnë të marrin forme. Nëse do mund të shihje brënda uturusit tënd, do të shihje një kokë të madhe dhe pika të errëta atje ku do të jënë sytë dhe hundët që po fillojnë të formohen. Bebi duket pak i çuditshëm por mos u frikëso çdo gjë do marri formë. Veshët janë të shënuara me gropa të vogla anash kokës, këmbët dhe duart nga gropa të zmadhura. Zemra e bebit tënd rreh nga 100-160 herë në minutë pothuajse dy herë më shpejtë se e jotja, dhe gjaku sapo ka filluar të qarkullojë në trupin e tij. Organet e brëndshme kanë nisur të zhvillohen. Tani bebi jotë ka madhësinë e një monedhe apo një kokërr thjerrëze.

Baby Boo