Britania identifikon edhe një variant të ri të koronavirusit nga Afrika Jugore


Qeveria britanike ka thënë të mërkurën se rajone të mëdha mund t’iu nënshtrohen kufizimeve të ashpra, ndërkohë që varianti i ri i koronavirusit i identifikuar në këtë shtet vazhdon të përhapet dhe të rrisë në rekord numrin e të infektuarve.

Por, ministri i Shëndetësisë Matt Hancock e ka përshkruar një tjetër variant të koronavirusit si “shumë shqetësues”, duke thënë se ka ardhur nga Afrika Jugore.
Matt Hancock ka thënë se ky variant “është më i transmetueshëm dhe duket se ka krijuar mutacion të mëtejmë sesa variant i ri që është zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Për pasojë, ai ka thënë se qeveria do të vendosë në karantinë dy rastet e identifikuara në Britani, ashtu sikurse kontaktet e tyre më të ngushta.
Ai ka njoftuar se Qeveria britanike do të vendosë kufizime të menjëhershme për Afrikën Jugore.
Hancock ka thënë se secili person që ka qenë në Afrikën Jugore në dy javët e kaluara, apo ka qenë në kontakt me dikë që ka atje atje, “t’i nënshtrohet masës së karantinës”.

Britania ka raportuar për gati 40,000 raste të reja, ndërkohë që varianti i ri i koronavirusit, që konsiderohet 70 për qind më transmetues sesa origjinali, shkakton rritje të infektimeve dhe të shtrirëve në spital.
Numri rekord i vdekjeve – 744 – përbën po ashtu shifrën më të lartë prej muajit prill.
“Në mënyrë që të shmangim shtimin e të infektuarve, të të hospitalizuarve dhe të viktimave me koronavirus, është absolutisht jetike që të veprojmë”, ka thënë Ministri britanik Shëndetësisë, Matt Hancock, në një konferencë për media.

“Ne thjesht nuk mund të kemi Krishtlindjen për të cilën kemi mall”.
Të shtunën në Londër kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të koronavirusit, derisa në juglindje të Anglisë pritet të ketë kufizime të ashpra po ashtu.

Baby Boo