Javën e ardhshme do të dihen listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme


Të hënën pas Kongresit të LSDM-së do të dihen listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të ardhshme, të caktuara për më 12 prill. Në konkurs janë paraqitur rreth dy mijë kandidatë, pas përzgjedhjes fillestare në nivel lokal kanë mbetur rreth një mijë dhe ata më tej do të përzgjidhen në nivel qendror të partisë, në pajtim me analizat dhe anketat, por edhe në pajtim me rekomandimet e komisionit përzgjedhës.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni, megjithatë, zyrtarisht listat me kandidatë të deputetëve për zgjedhjet e 12 prillit do t’i prezantojë në ngjarje publike që do të mbahet të mërkurën më 11 mars. Siç tha të mërkurën lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, paraprakisht kandidatët dhe bartësit e listave duhet të konfirmohen në seancën e Komitetit Qendror që do të mbahet më 10 mars të martën.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje tha se emrat e disa kandidatëve në vendbanime të caktuara dihen, por shumica ende janë në proces për zgjedhje për pjesëmarrje në lista.

Zaevi paralajmëroi për listat zgjedhore do të vendosin të hënën në Kongres. “Kjo fundjavë do të jetë fundjavë pune, besoj se deri në analizën e fundit siç arrijnë, anketat, hulumtimet, të cilat janë udhëzues në raportet në komisionin përzgjedhës, pas çfarë do të mblidhen në vendimet përfundimtare lidhur me kandidatët. Do të mund të bëjmë të ditur të hënën, disa vende i dimë, por shumicën ende ende nuk e dinë, tha Zaevi.

Lidhur me atë nëse me BESËN do të shkojnë me listë të përbashkët në zgjedhje, për shkak të deklaratës së kryetarit të KSHZ-së, Oliver Derkovski se me atë BESA do të humbë anëtarë në Komision, por edhe në këshillat zgjedhorë, Zaev tha se koalicioni është kumtuar, në zgjedhje do të dalin me listë të përbashkët të deputetëve dhe me program të përbashkët. Shtoi se ligji është i qartë për të gjitha aspektet dhe fazat e zgjedhjeve.

Theksoi se deri sot BESA dhe Aleanca për Shqiptarët janë në opozitë dhe ato gjeneruan veprim opozitar dhe prandaj kanë të drejtë të caktuar të dalë nga aspekti i partive opozitare.

“E tani ajo që e dinë se BESA do të jetë parti në pushtet, ajo është punë tjetër. Nuk duhet të udhëhiqemi nga pritjet në të ardhmen”, theksoi lideri i LSDM-së.

Lidhur me mundësinë për bashkëpunim me PDSH-në e Menduh Thaçit, Zaev thotë se këto ditë është e mundur të mbahet takim dhe të shihen rezultatet nga ai. .

Baby Boo