Jasmina vesh bluzën e Erlindit, por komenti i Atdheut tërheq vëmendjen e të gjithëve


Takimi i parë mes Andit dhe Sarës shkaktoi debat të madh në “Për’puthen”, ky takim nuk u prit fare mirë nga Jasmina, vajza me të cilën Andi pati një takim shumë romantik dhe madje shkëmbeu disa puthje në buzë gjatë Prime-it. EDhe në takimin me Sarën Andi u shfaq shumë i afërt duke e ngritur në krahë dhe puthur në qafë. Jasmina u ndje shumë e zhgënjyer nga ky takim dhe sulmoi Andin dhe Sarën, vajzat patën një debat të madh mes tyre dhe hodhën akuza të forta për njëra-tjetrën, duke i dhënë fund miqësisë që kishin krijuar.

Ato nuk ndiqen më në Instagram dhe madje kanë hedhur herë pas here thumba. Ishte Jasmin që publikoi një foto me vajzat e emisionit, duke injoruar totalisht Sarën, të cilën e kishte prerë nga foto. Më pas për inat të Jasminës, Sara publikoi në Instagram një foto me Andin dhe shoqëroi me mbishkrimin: “Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhinë.”

Ishte po Jasmina që vazhdoi provokimet, duke komentuar tek fotografia e Atdheut, djalit me të cilin Sara po ashtu shkëmbeu disa puthje romantike. “I bukri im”, shkroi Jasmina në foton e Atdheut. Së fundmi, Jasmina ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shihet veshur me një bluzë të Erlindit, gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithë ndjekësve, por që nuk mungoi edhe komenti i Atdheut. “Anticovidi im”, i ka shkruar Atdheu. Kujtojmë që ai ka munguar në emisionet e fundit për shkak që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Baby Boo