Jasir Selmani vazhdon karrierën në Danimarkë

Ish futbollisti i Shkëndijës dhe Renovës në Ligën e Parë Futbollistik të Maqedonisë, Jasir Selmani, karrierën e tij do ta vazhdojë në Danimarkë. Futbollisti tetovar ka vendosur që ti thotë “PO” skuadrës së Herlev, aty ku rolin e drejtorit sportiv e luan Mahi Hismani, një tjetër tetovar, i cili me mjaft sukses po kryen punën e tij te kjo skuadër daneze.

Baby Boo

“Jam shumë i lumtur që kemi arritur marrëveshje me një futbollistë mjaft cilësor, siç është Jasir Selmani. Besoj se me të Herlevi ka përfituar në cilësi, ndërsa mund të them lirisht që e njoh dhe e kam përcjellë që nga koha kur luante te Shkëndija” – tha enkas për “infOSport.mk” drejtori sportiv i Herlev FC, Mahi Hismani.

Jasir Selmani me Herlev ka nënshkruar kontratë 6 mujore, me opcion për të vazhduar të njëjtën, ndërsa te kjo skuadër do ti bashkohet Nuri Mustafit, ndryshe vëllai i Nebi Mustafit, që tashmë një kohë më të gjatë është pjesë e skuadrës daneze. Rikujtojmë më herët pjesë e Herlev ka qenë edhe Miran Maksuti, që në sezonin e ri do të jetë pjesë e Renovës.

Për Selmanin do të jetë kjo një aventurë tjetër jashtë vendlindjes, duke pasur parasysh se më parë kishte luajtur edhe me Vllazninë e Shkodrës në Shqipëri si dhe me ekipin e Follos në Norvegji.