Japonia dhuron pajisje në Klinikën Universitare për Kirurgji Maksiofaciale


Më 6 tetor 2022, Ambasadori i Japonisë H.E. Hironori Sawada nënshkroi marrëveshje për “Grant ndihmë për projekte të vogla për sigurinë njerëzore” (GGP) me qëllim të përmirësimit të nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja për grant është nënshkruar me Klinikën Universitare për Kirurgji Maksilofaciale të ISHP-së në Kompleksin klinik “Nënë Tereza” – Shkup dhe synon të sigurojë një sistem neuromonitorues intraoperativ që do të ofrojë shërbime shëndetësore më të sakta dhe më të sigurta për pacientët që i nënshtrohen operacionit të fytyrës, nofullës dhe qafës, në total prej 38,185 euro.

Ceremonia e nënshkrimit të projektit u hap nga Ambasadori i Japonisë H.E. Hironori Sawada së bashku me drejtorin e Klinikës Universitare për Kirurgji Maksilofaciale, prof. Dr.Danica Popoviq Monevska. Ambasadori Sawada ndër të tjera tha: “Pacientët nuk do të jenë më në rrezik të dëmtimit të nervit dhe çrregullimeve të funksionit të fytyrës, as të detyruar të kërkojnë ndihmë jashtë vendit”.

“Sot, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje granti nga populli mik japonez, më në fund po realizohet një nga qëllimet dhe nevojat më të rëndësishme të Klinikës Universitare për Kirurgjinë Maksilofaciale, e cila do të kontribuojë ndjeshëm në promovimin dhe përmirësimin e cilësisë së kirurgjisë, ndërhyrjet në zonën maksilofaciale dhe regjionin e qafës, si dhe në ofrimin e një shërbimi shëndetësor më të mirë, më të besueshëm dhe cilësor, për të cilin ne të gjithë përpiqemi”, theksoi drejtori i klinikës, prof. Dr.Danica Popoviq Monevska.

Nëpërmjet GGP-së, deri më tani, Japonia ka financuar mbi 60 projekte në sektorin e shëndetësisë me një vlerë totale prej më shumë se 3 milionë euro, veçanërisht në pajisje mjekësore, rinovime klinikash dhe ambulanca. Për më tepër, Japonia ka pajisur objektet e shëndetit publik me pajisje mjekësore në vlerë prej 813,000 euro gjatë dy viteve të fundit si një ndihmë urgjente për COVID-19, pjesë e Programit të Zhvillimit Ekonomik dhe Social dhe ndihmë shtesë jofinanciare të ofruar në ilaçe për 100 pacientë me COVID-19.

Nëpërmjet projekteve të Programit për Grante të Vogla (GGP), Japonia ka financuar rinovimin dhe blerjen e pajisjeve për më shumë se 73 shkolla dhe kopshte, 64 objekte shëndetësore dhe ka ofruar 34 automjete të specializuara për menaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve komunale për 51 komuna.

Japonia mbështet Maqedoninë e Veriut në sektorë të ndryshëm në vazhdimësi, si zhvillimi infrastrukturor, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, arsimi, mjedisi, kultura, ndihma gjatë fatkeqësive natyrore dhe krizave të refugjatëve, si dhe ndihma emergjente në vlerë prej më shumë se 423 milionë euro, si dhe ndihma tjera jo financiare.

Baby Boo