Januzaj u përgjigjet atyre që e sulmuan: Kosova është vendi im

Pas sulmit të madh nga opinioni mbarëshqiptar, Adnan Januzaj është tërhequr, duke pranuar vendin e rrënjëve.

Baby Boo

Në një prononcim për televizionin belg “Sportz”, Januzaj pranoi faktin që është shqiptar nga Kosova, ani pse ditë më parë tha se është belg dhe se ndihet belg.

Madje, Januzaj theksoi që është mjaft i lidhur me vendin e tij.

“Natyrisht se Kosova është vendi im. Unë jam kosovar dhe jam i lidhur me vendin tim. Prindërit e mi vijnë nga ky vend”, deklaroi Januzaj.

Ai realizoi gol ndaj Anglisë, duke u bërë shqiptari i katërt që gjenë rrjetën në Botëror, pas Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit e Blerim Xhemailit.