Januzaj e mohon prejardhjen shqiptare: Jam belg dhe ndihem belg


Adnan Januzaj e mohon që është shqiptar nga Kosova.

Ai ka deklaruar në konferencën për shtyp se është belg dhe ndihet belg, përcjellë “Lajmi.net”.

“Unë kam lindur në Belgjikë, jam belg dhe ndihem belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”, deklaroi Januzaj.

Ai gjithmonë e ka mohuar prejardhjen e tij.

Ftesa për Januzajn nga Belgjika ishte e papritur, pasi që ai pësoi rënie drastike në karrierë. /Lajmi.net/

Baby Boo