Askush me forcë nuk na ka detyruar të jemi punëtor shëndetësor, në çdo institucion duhet të ketë : ligj dhe rregulla-të cilat vlejnë për të gjithë


Dr. neurolog, Bujar Selmani
Të nderuar…!, neve si punëtor shëndetësor, askush me forcë nuk na ka detyruar të merremi me këtë profesion…!, edhe në momentin kur ne kemi bërë lutje për punësim drejt institucionit përkatës shëndetesor, kemi qenë të vetëdijshëm, që ky profesion në vete ngërthen edhe sprova dhe rreziqe nga më të ndryshmet…!

Njëra prej sprovave-rreziqeve më të vështira ndaj nesh është edhe kjo e tanishmja Pandemia -Virusi Covid 19, i cili e ka vënë në sprovë të vështirë të gjithë Boten, por më shumti neve si punëtor shëndetësorë…!, që për çdo ditë jemi në kontakt direkt me këtë virus të rrezikshëm për jetën…! Pra. ne tani e kemi fatin të jemi në vijën e parë të frontit kundër Covid-19…!

E kemi shumë të qartë që kjo situatë nuk është aspak e këndshme dhe e lehtë për askënd, e aq më pak për ne-puntorëve shëndetësor…!, që në çdo moment gjatë punës sonë…!, duke i ndihmuar të tjerëve…!, ne e vëmë në rrezik të madh jo vetëm shëndetin dhe jetën tonë, por edhe shëndetin dhe jetën e familjeve tona, të cilave pa kurrfarë faji të tyre…! pa dëshirën tonë…!, mundemi shumë lehtë t’ ua sjellim virusin nga spitali në shtëpi…!, edhe të i marrim në qafë…!

Prandaj në këtë situatë kaq të vështirë dhe të komplikuar…!, ne të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në maksimum ndaj institucionit shëndetësor ku punojmë, duke mos bërë shantazhe e mallverzime nga më të ndryshmet, për t’i ikur detyrave dhe përgjegjësive që kjo situatë i kërkon nga ne si profesionistë, por edhe ndaj pacienteve të shtrirë në spitale, sepse ata sot më shumë se kurrë kanë nevojë për ndihmën tonë…!

Pra, mos i bëni njëmijë e njëqind dredhi që të ikesh nga rreziku i kontaktit me Virusin Covid-19..!, edhe e dyta shumë më e rëndësishme: bëje punën ashtu sic duhet profesionslisht…!, jo vec shkel e shko…!, sa për sy e faqe…!, që pastaj të bëhesh ti shkaku i vdekjes së pacienteve të infektuar me Covid 19. Sepse kësaj radhe vërtete fati i jetës së tyre në dozë të madhe është në duart tona…!

Edhe diçka…!, mos harroni që: njerëzitë më të këqinjë në këtë Botë janë ata, të cilët e shfrytëzojnë rastin, të përfitojnë financiarisht-personalisht në fatkeqësinë e të tjerëve…!. Pra, ju lutem mos e keqpërdorni këtë tragjedi-të quajtur Pandemi Covid 19…!, për përfitime të pamerituara financiare personale…!

Në fund, ju kisha lutur edhe njëherë të gjithëve pa dallim: për angazhim dhe përgjegjësi maksimale kundër kësaj tragjedie globale…!,që në fund të gjithë bashkë si shoqëri të dalim fitimtar…!
Zoti dhe fati qofshin me ne…!!!

Baby Boo