Jankulloska, Janakieski dhe Protugjer pranojnë fajin për rastin “Titanik”


Disa nga të akuzuarit në rastin “Titanik” sot kanë pranuar fajin. Në mesin e personave që kanë pranuar fajin janë ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish zëvendësministrja e Drejtësisë, Biljana Brishkovska – Boshkovska dhe Martin Protuxher, shef i kabinetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili gjithashtu është i akuzuar në këtë lëndë, por është në arrati në Budapest.

Jankullovska para gjykatës tha se e pranon fajin sa i përket akuzave, por theksoi se procedura për këtë lëndë nuk është dashur të vazhdonte, për shkak të faljes së dhënë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov.

Edhe Janakieski tha se e pranon fajin për një pjesë të veprave penale për të cilat akuzohet, por edhe ai konsideron se rasti “Titanik” nuk është dashur të vazhdonte për shkak të faljes së Ivanovit.

Martin Protuxher tha se e ndërmerr përgjegjësinë si akt moral.

Brishkovska, e pranon fajin si përgjegjësi personale dhe profesionale nga aspekti i pozicioneve të cilat i ka kryer.

Gjykimi për të akuzuarit e tjerë do të ketë seancë të re më 9 mars.

Rastin “Titanik” e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, përderisa aktakuzën e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, në rastin “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Boxhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljkana Brishkovska Boshkovski, Ilia Dimovski, Munir Pepiç, Admond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Baby Boo