Janeva: Do ta zgjerojmë “Perandorinë”


Prokuroria Speciale Publike e ka bërë të ditur se do ta zgjerojë procesin e sapohapur gjyqësor “Perandoria” me të dyshuar të rinj. Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë pas mesnatës kryeprokurorja Katica Janeva. Ajo u deklaroi gazetarëve se ishte e kënaqur me vendimin e gjykatës për paraburgosjen e personave për këtë rast. Ajo hodhi poshtë pretendimet e avokatëve të cilët konsiderojnë se hetimi është marrë jashtë juridiksionit të PSP-së, njofton Shenja.

Ndërkohë, Prokuroria kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve biznesmenit Orce Kamçev, të cilin policia mbrëmë e dërgoi në burgun e Shutkës.

Të gjithë 13 të dyshuarit e këtij rasti deri në orët e vona të mbrëmjes janë mbajtur në bisedë informative në Prokurori. Ata dyshohen për pastrim parash dhe bashkim kriminal.

Baby Boo