Janë hapur vendvotimet në rajonin e Tetovës, 184,132 qytetarë me të drejtë vote


Filloi votimi në gjashtë komuna në rajonin e Tetovës ku sot mundësi për të përzgjedhur kandidat për deputetë do të kenë gjithsej 184.132 qytetarë me të drejtë vote. Të drejtën e tyre të votës do të mund ta realizojnë në gjithsej 265 vendvotime. Më shumë votues ka në komunën e Tetovës, me 84.454 votues në 117 vendvotime. Vijon Bogovinja me 27.812 votues dhe 38 vendvotime. Në Zhelinë 23.926 votues, ndërsa numri i vendvotimeve është 35.

Tearca numëron 22.238 votues dhe 30 vendvotime. Në Bërvenicë ka 24 vendvotime ku do të mund të votojnë 15.534 qytetarë. Më pak votues ka në komunën e Jegunovcës ku janë regjistruar 10.168 votues dhe 21 vendvotime.

Baby Boo