Jam me Covid, po ndaj eksperiencën me ju


Nga Faruk Avziu

Kur po shoh njerëz që njoh dhe nuk i njoh dhe injorojnë masat kundër virusit që ka kapluar globin, dua tju them disa fjalë. Njerëz të mirë virusi egziston kush si dhe pse politizon me numra etj atë nuk e dijmë, nga erdhi pse erdhi poashtu nuk e dimë, por virusi egziston dhe është në mesin tonë, është ngjitës dhe dikush e kalon pa simptome, dikush me simptome të lehta dikush më rëndë. Gjithë manifestimi i virusit tek njeriu mvaret se ai çfar imuniteti dhe çfar sëmundjesh tjera ka që rëndojnë edhe më tej me këtë virus.

Friga dhe shqetsimi i shteteve nuk është virusi por kollabsi mjeksor dhe paralizimi i sistemit shëndetsor, ngase kapacitetet e secilit shtet nuk mund ti mbulojnë pandemit dhe sëmundjet në masë. Nuk mundet spitali të stacionoj dhe të mbush shtretërit vetëm me persona me covid ngase cdo ditë ka edhe njerez me sëmundje dhe nevoja tjera urgjente si aksidente, infarkte , operacione urgjente etj etj. Andaj edhe gjitha kto masa meren që të parandalohet ngjitja e virusit në masë dhe të ruhet balanci në sistemin shëndetsor.

Nesër ose sot gjith do të preken nga ky virus dhe trupi i njeriut do të bëhet imun vetvetiu ose me vaksinim. Ne që jemi në luft dhe front të vijës së parë ndeshemi çdo ditë me njerëz që luftojnë me jetën po edhe njerëz qe e kalojnë leht këtë virus. Unë vetë jam i infektuar dhe jam në izolim shtëpiak. Falë Zotit jamë duke kaluar me simptome të lehta por një simptom i rëndë apo i çuditshëm që më kaplon desha ta ndaj me ju është humbja e nuhatjes dhe shijes. Besoni njerëz shumë rëndë është të hash e të pish dhe mos ia ndjesh shijen as aromën.

Kam pasur edhe kokdhimje her pas herë. U diagnostifikova në vendin e punës aty ku luftojmë me armikun e fshehur. Tani duhet të vazhdojë izolimin që mos të tranfseroj virusin tek të tjerët e veçmas tek njerzit me sëmundje kronike. Shteti nuk më ndejk as më ka mbyllur por është vetëdija e vet njerëzve që respektojmë rregullat dhe të mbyllemi që mos i rëndojmë të tjerët.

Apeli im, lus respektoni çdo masë që mer shteti, ngase ju mbroni veten, familjen , të afërmit tuaj dhe mbi gjitha moshat e prekura. Kujdes, qofshi në mbrojtjen e Allahut./Pa Censurë

Baby Boo