Grubi: Jo vendime të njëanshme, por me konsensus


Në lidhje me kërkesat e partive maqedonase për riaktivizim të skenës politike, nëpërmjet të rikthimit të Kuvendit të shpërndarë si kërkesë e LSDM a po nëpërmjet të kërkesës së VMRO -së për takim të liderëve, BDI ka theksuar se nevojitet pajtueshmëri e gjerë për vendime të rëndësishme.

“BDI mbetet në qëndrimin që të gjithë vendimet e rëndësishme duhet të sillen në mënyrë konsensuale me sa është e mundur me mbështetje më të gjerë .

Forma për arritjen e konsensualitetit është më pak e rëndësishme nga mbështetja dhe respektimit të marrëveshjes së arritur .

Datat për formimin e Qeverisë teknike ,shpërndarjen e Parlamentit,zgjedhjet e parakohshme por edhe shtyrjen e atyre zgjedhjeve, ishin marrë me konsensualitet dhe mbështetjen e të gjithëve .
Të gjithë aktorët tani duhet sërish me konsensualitet të merren vesht për hapat e mëtejshëm, qoftë përmes telefonit, përmes video lidhjeve ose në forma tjera” ka deklaruar Artan Grubi i BDI. /TetovaSot

Baby Boo