“Jam gati të përballem me këtë sfidë, askush nuk mund ta rishkruajë historinë”, fjalimi i plotë i Thaçit para Speciales në Hagë


Ish-presidenti Hashim Thaçi në seancë gjyqësore që po mbahet në Hagë, është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat e Prokurorisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Thaçi tha se ndjen keqardhje për viktimat e luftës, teksa nënvizoi se një padrejtësi nuk mund të korrigjohet nga një padrejtësi tjetër.

Ish-presidenti i Kosovës tha në gjykatë se është i gatshëm të përballet edhe me këtë sfidë dhe pret të ketë sukses për familjen e vendin e tij.

Thaçi ndër të tjera u shpreh i lumtur për faktin se ky proces, siç tha ai dëshmoi se nuk ka pasur trafikim organesh e as “shtëpi të verdhë” dhe se siç tha ai “Kosovës tashmë i është hequr reja e zezë”, të cilën ia kishte vënë raporti i Dick Martyt.

“Bota tani e di sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Pra, kjo sakrificë ja ka vlejtur”, tha Thaçi.

Fjalimi i plotë i ish-presidentit Thaçi në Speciale:

Sot jemi duke nisur një rrugëtim së bashku drejt së vërtetës dhe drejtësisë, e vërteta dhe drejtësia janë parime të çmuara për mua, ato janë gurthemel i të gjitha demokracive dhe themeli i paqes. Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment, për të thënë se ndjej keqardhje dhe dhimbje për të gjitha viktimat e kësaj lufte të tmerrshme, pavarësisht nga përkatësia fetare, etnike apo politike. Viktimat nuk marrin drejtësi kur të pafajshmit ndiqen. Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza. Jam gati të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem suksese për familjen dhe popullin e vendin tim. Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe e vështirë. Isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari në vitin marsin e vitit 1998, e si shumë shqiptar nga diaspora edhe unë u ktheva për të ndihmuar vendin tim dhe iu bashkova rezistencës për lirinë e Kosovës.

Kushdo qe do ishte ishte në vendin tonë do të kishte bërë të njëjtën gjë kur rrezikohej liria. UÇK përbëhej nga njerëz të thjesht, vullnetarë që përpiqen të mbronin shtëpitë, familjen dhe vendbanimet. Ata luftuan dhe shumë vdiqën trima e hero. Ky ishte çmimi i lirisë. Mijëra familje humben të dashurit e tyre në qindra masakra nga forcat serbe. Kundërshtarët tanë ishin ushtria, policia dhe paramilitarët serbë të kalitur me fushatat e tyre të vrasjeve në Bosnjë.

Baby Boo