4183 raste aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut


6 vi*ktima dhe 128 të infektuar nga koronavirusi është bilanci i 24 orëve. 4 pacientë nga Shkupi një nga Kërçova dhe një nga Struga nuk arritën t’i mbijetojnë pasojave të sëmundjeve të tyre të cilat u komplikuan nga CoVid-19. Ndërkaq në 24 orët e fundit prej 1025 testeve të bëra mbi 12% kanë rezultuar pozitiv. Ndonëse Shkupi ka 52 raste të reja është në rënie të intensitetit të diagnostikuarve. Ndërkaq shqetësuese është situata në Shtip me 29 të prekur vetëm sot.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se me 137 të shëruar sot numri i përgjithshëm që e mposhtën këtë virus është 5564.
Por mbetet i lartë numri i rasteve aktive 4183, ndërkaq të vdekur gjithsej janë 466 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga shpërthimi i pandemisë ka arritur në 10,213. Ndërsa nga 96,194 testet e realizuara deri më sot, përllogaritjet dalin se afër 11% kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19.

Baby Boo