Jam 26-vjeçe dhe jam në një marrëdhënie me një 58-vjeçar./Mamaja ime e mbështet lidhjen tonë


Jessica Hocking, 26 vjeç, nga Lincolnshire, u takua me Dermot Murray, 58-vjeç, vitin e kaluar, duke menduar se do të kishin thjesht një marrëdhënie ‘babë e bijë’. Ndërsa tani ata duan të martohen me njëri-tjetrin.

Pas takimit ata shkëmbyen numrat e telefonit me njëri-tjetrin, ku dyshja zbuluan se kishin shumë kimi dhe filluan të dilnin bashkë në kohë ne tyre të lirë. Jessica rrëfeu: “Ai ishte një mik shumë i mirë dhe i fortë – mund t’i tregoja atij problemet e mia dhe të ndaja me të gjëra që nuk do t’i tregoja askujt tjetër. Filloi si një marrëdhënie babë e bijë, ishte një kalim gradual derisa kaloi në një marrëdhënie romantike”.

Në prill të vitit të kaluar, dyshja i zyrtarizoi gjërat, por e mbajti të fshehtë lidhjen nga frika se mos gjykoheshin për diferencën e tyre në moshë.

“E dija se ai ishte shumë më i madh se unë dhe sinqerisht mendova se nuk do të funksiononte për shkak të diferencës së moshës por kur gjërat filluan të përparonin, ne nuk e menduam më këtë problem”– u shpreh ajo.

“Fillimisht e mbajtëm të fshehtë lidhjen tonë, sepse nuk e dinim se çfarë do të mendonin njerëzit për diferencën në moshë, por më pas menduam që duhet ta tregojmë sepse nuk mund ta mbanim të fshehtë. Unë doja të isha në gjendje ta mbaja dorën e tij në publik.”- shtoi 26-vjeçarja.

“Kemi pasur shumë situata kur na pyesnin: ‘oh kjo është vajza juaj? A është ky babai juaj?‘.

“Nuk na shqetëson si gjë sepse e dimë që njerëzit mund të mos kuptojnë. Ne kemi një jetë seksuale të mrekullueshme. Fizikisht është shumë mirë, ai është i butë dhe gjithmonë më pyet nëse jam mirë.”- rrëfeu Jessica.

Madje, mamaja e Jessicës e mbështet marrëdhënien e saj me Dermotin edhe pse ajo është vetëm katër vjet më e madhe se ai vetë.

Jessica tha: “Ata janë bërë miqtë të mirë. Kur jam në punë ata shikojnë televizion së bashku, gjë që është vërtet e bukur. Familja dhe miqtë kanë qenë shumë mbështetës, gjë për të cilën u befasova.

Unë mendoj se shqetësimi i vetëm që ekziston është sepse ne jemi në jetë të ndryshme, kur ai të dalë në pension, unë do të vazhdoj të punoj.”

Çifti shpreson të fejohet së shpejti edhe pse kanë vetëm 10 muaj që janë bashkë. Ata kanë blerë unazat dhe Jessica ka bërë tatuazh inicialin e Dermot në gishtin e saj të unazës.

Ajo shtoi: “Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie ku jam trajtuar siç duhet ose më kanë dashuruar si ai, kjo është gjithçka e re për mua. Është shumë bukur sepse ai është romantik dhe mua më pëlqen kjo.

Dalja me një burrë më të vjetër, për mua është shumë më e mirë se dikush në moshën time, sepse ata kanë më shumë përvojë në jetë dhe ai është thjesht i pjekur dhe i dashur.

Për këdo që mendon se 32 vjet është një ndryshim shumë i madh, unë do të thosha për aq kohë sa ata të trajtojnë mirë, mosha nuk duhet të ketë rëndësi.”

Baby Boo