Ja si është përgjigjur Haradinaj në pyetjet e Gjykatës Speciale!


Për rreth 1 orë, Ramush Haradinaj u intervistua nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Pas intervistimit, ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Haradinaj tha se është paraqitur në Gjykatë për ta kryer obligimin e tij ligjor. Ai tha se nuk di ende konkretisht se për çfarë është ftuar nga Gjykata, por tregoi se ka vendosur të mbrohet në heshtje shkruan rtv21.tv

“Kam pranuar këshillën ligjore për mos me u përgjigj fare në pyetje, me këtë kam kryer obligimet ndaj gjykatës, obligimet tjera nuk kam, kjo është e tëra që mundem me thënë sot. Ju them se janë procedura ligjor jo për me fsheh diçka prej publikut, nuk ka ndonjë përmbajtje që jam njoftuar se me çka bëhet fjalë”, tha Haradinaj, duke shtuar se gjatë intervistimit i është përmendur vetëm roli i tij në UÇK.

Ish komandanti beson fuqishëm se nuk do të ketë asnjë aktakuzë ndaj tij.

“Unë nuk pres aktakuzë. Sa i përket procesit gjyqësor mos të mërzitet askush për mua”, tha ai.

Haradinaj ritheksoi se në çdo kohë do të jetë i gatshëm t’u përgjigjet obligimeve ligjore, pasi sipas tij duhet të krijohet një rend i respektimit të ligjit.

“Këtë obligim e kreva, Gjykatat nuk ka dhënë ndonjë obligim tjetër, shteti ka mbetur shtet, do të kthehem si të tjerët në politik të ofrohem para qytetarëve me opsione dhe tema që janë interes i yni”, theksoi kreu i AAK-së.

Haradinaj tha se ka dhënë një shembull të mirë të respektimit të ligjit, shkruan rtv21.tv

“Nuk jap leksione këtë drejtim, vetëm është me rëndësi të respektohet shteti që e kemi krijuar. Unë dhashë shembull të respektimit të ligjit. Erdha si Ramush Haradinaj, paramendoni si do të ishin mediat sot duke shkruar kryetari i Qeverisë…Nuk po bëjë krahasime, unë e bëra detyrën time. Nuk do ta qes Kosovën në pozita të mosrespektimit të ligjit”, tha tutje ai.

Haradinaj u shpreh i gatshëm të jap kontributin e tij për formimin e Qeverisë, ai tha se nëse populli i jep prapë besimin për udhëheqjen e Qeverisë ai do të jetë falënderues dhe respektues.

Baby Boo