Ja si e kalova: Gazetari Besian Leka tregon momentet e rënda të përballjes me Koronavirusin!


Shkruan Besian Leka, gazetari që mposhti koronavirusin!
Sot e munda Koronavirusin jo sepse rezultova negativ në dy testet e fundit por sepse deri tani asnjë njeri nga rrethi im i ngushtë dhe i gjerë nuk është infektuar nga unë. Unë kam qëndruar në izolim të rreptë për 24 ditë përfshi këtu edhe dy ditët e para me simptoma duke pritur që ta bëj testin. Nuk e di ku jam infektuar! Jam kujdesur shumë por si duket jo edhe mjaftueshëm.

Ditën e parë që kam rezultuar pozitiv i kam lajmëruar të gjithë njerëzit me të cilët kam pasur kontakt paraprakisht dhe u kam treguar që kam rezultuar pozitiv. Prej 34 personave që kam kontaktuar 5 prej tyre më kanë thënë se ndonjë familjar i tyre ose vetë ata kanë qenë me simptoma të njëjta para disa ditëve por nuk e kanë bërë të madhe që të mos shkojnë në doktor me arsyetimin se “Nuk është asgjë ky virus” “Do na mby*sin doktorët” ose “Do flasin njerëzit e do të thonë që kemi mbetur me pasoja”

Sidoqoftëasnjë prej njerëzve të tjerë me të cilët unë kam pasur kontakt nuk kanë shfaqur simptome. Deshti Zoti virusi u tregua i mëshirshëm me mua fizikisht e kam kaluar lehtë me simptoma të çuditshme por jo të padurueshme. Ditën e parë kisha dhimbje të këmbëve dhimbje barku lodhje ekstreme dhe temperaturë ditën e dytë temperatura mu largua por vazhdoja të ndihem i lodhur me episoda të shpeshta të djersitjes e më pas vijuan 5 ditët e çuditshme pa shije e nuhatje. Fatmirësisht nuk kam pas problem me frymëmarrje. Megjithatë ky ka qenë virusi më i mprehtë që e kam përjetuar deri më tani.

Su*lmi i tij në shqisat e mija ka qenë aq i rëndë sa që për 5 ditë nuk e kam ditur se çka ha çka pi nuk e kam nuhat asnjë aromë e besa herë herë më është dukur sikur kam problem edhe me receptorët e prekjes dhe të dëgjimit. Çdo ushqim më dukej njëjtë pra sikur haja “ivericë” e çdo pije më dukej njëjtë gjithashtu. D.m.th. këto 5 ditë të plotë e kam pasur vetëm shqisën e të pamurit! Pra herë pas herë më jepej përshtypja se po shoh film sepse nuk më punonin pjesa dërmuese e shqisave!

Megjithatë fati i im ishte që këtë virus e kalova pa infeksion në mushkëri! Me propozim të mjekëve të mi kam marr 3 terapia preventive me antibiotikë të fortë për te evituar ndonjë infeksion të mundshëm bakterial si dhe terapi suportive me vitamina minerale dhe probiotikë. Kam pasur edhe dietë strikte të kryesuar nga pemët dhe perimet në avull si dhe disa produkte të qumështit. Por pavarësisht se nuk ndihesha keq fizikisht nuk kam asnjë sëmundje tjetër dhe jam i ri në moshë ishte e rëndë të lexosh e të shohësh nga 5-6 lajmërime në ditë për njerëz që ndërronin jetë nga një sëmundje të cilin ti e ke!

I rëndë ishte edhe izolimi 24 ditor. Megjithatë këtë lu*ftë nuk e kam kaluar i vetëm. Familjarë, shokë e kolegë të mi me kanë kontaktuar në baza ditore dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore dhe mentale! E besa edhe më kanë dhënë gajret me fjalët e tyre duke ma lehtësuar këtë sfidë. E këtu, do të doja të shpreh falënderim të veçantë për doktorët me të cilët kam kontaktuar gjatë kësaj periudhe e të cilëve u jam borxhli gjithë jetës, pra Infektologu Fadil Cana, mjeku amë Mentor Kahremani, si dhe shokët e mi doktor Liridon Disha dhe farmacisti Mirlind Bexheti.

Kam kaluar edhe gjëra shumë më të rënda në jetë por kjo periudhë 24 ditore do të futet në TOP10.
Për fund virusi ekziston. Në shumicën e rasteve nuk lë pasoja, pra nuk është turp me tregu se je infektuar. Nuk të instalojnë elektroçipa. E më e rëndësishmja doktorët nuk të mbysin përkundrazi janë “Kepi i shpresës” në këtë lundrim të pasigurt.

A përfiton dikush nga ky virus? Po! Shumë njerëz! Të tillë janë njerëzit, tentojnë të përfitojnë në çdo situatë megjithatë virusi dhe rreziku nga ky virus janë real dhe shumë kër*cenues për njerizimin!
Mua virusi më prishi shumë plane. Së bashku me Beratin kishim planifikuar që të organizojmë debate televizive gjatë 20 ditë fushatë në Maqedoni të Veriut, por nuk u bë!

Andaj, që të mos i rrez*ikoja askujt shëndeti familja karriera etj, u bëj apel të gjithë të tjerëve të kenë kujdes të respektojnë masat dhe të shmangin kontaktin me personat që nuk besojnë në këtë pandemi që u tepron koha e lirë dhe janë të pirur të gjejnë kime ne vezë e të shpërndajnë teori konsprerative me të vetmin qëllim përfitim financiar personal ose për të qenë në qendër të vëmendjes! Lu*fta me këtë pandemi fitohet duke u diagnostikuar, duke u izoluar dhe duke treguar kontaktet e jo duke fajësuar Bill Gatesin dhe Sorosin!
P.s. Ka 24 ditë që e kam lënë cigaren (pas 11 vitesh).

Baby Boo