Tregjet e Tetovës përplot me njerëz që nuk i respektojnë rekomandimet shëndetësore


Tregjet në Tetovë vazhdojnë të mbeten vendet me dyndjet më të mëdha të banorëve, duke shtuar rrezikun e përhapjes së virusit si pasojë e mos respektimit të masave. Ky fenomen, më i theksuar është ditën e enjte, e cila njihet edhe si ditë tregu në Tetovë.
“Për dallim prej tregjeve, ku dyndja e njerëzve është masovike dhe masat nuk respektohen pothuajse aspak, numri i atyre që frekuentojnë bankat, dy ditët e fundit, ka filluar që të reduktohet”.

Nga shtabi i krizës i komunës së Tetovës, thonë se në mbledhjen e nesërme do të diskutohet ndalesa eventuale për ditën e tregut.
Duke pasur parasysh mos respektimin e masave dhe thirrjeve për distancë dhe mbajtje maskash që bëjnë institucionet shëndetësore, dhe nëse ky fenomen vazhdon edhe më tej nëpër tregjet e vendit, mund të sillet vendim për ndalesë pune të tregut ditëve të enjte, kur edhe bëhet pazari i hapur në Tetovë – thonë nga Shtabi i Krizës.

Për dallim nga shtabi i krizës, Suzana Subashiq nga Instituti i Shëndetit Publik në Tetovë kërkojnë shtimin e kontrolleve me qëllim respektimin e masave dhe jo mbyllja e tregjeve.
Jo, të mbyllen jo, por të respektohen masat. Ju e dini se rregulli është që të mbahen maska edhe jashtë në vendet ku dyndjet janë të mëdha – u shpreh Suzana Subashiq, epidemiologe në IPSH-Tetovë.
Për mos mbajtjen e maskave në 24 orët e fundit, SPB-ja e Tetovës ka gjobitur 110 persona. Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgatitë edhe 97 vendime të reja për izolim.

Baby Boo