Ja sa vite bu*rg mund të dënnohet nëna që kishte lidhur djalin me zinxhir


Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një personi të dy*shuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e detyrimeve familjare”, e parashikuar dhe e dë*nueshme sipas nenit 203 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“E dy*shuara, gjatë vitit 2021, me shkelje të rëndë të detyrimeve të saj ligjore familjare, ka ab*uzuar me fëmijën e saj 7-vjeçar, të cilin e ka lidhur me zinxhir dhe dry për krevati. Më 16 mars, shpë*rtheu zj*arr në banesën ku po qëndronte familja dhe pasi ishte i lidhur për krevati, fëmija nuk arriti të dilte nga banesa dhe humbi jetën”, thuhet në njoftimin e Porkurorisë Publike,.

Prokurori Publik i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar propozim për caktimin e masës së parabu*rgimit për 36 vjeçaren e dy*shuar. Për kryerjen e kësaj vepre penale, Kodi Penal parash më së paku pesë vjet bu*rg.
Ndërkohë, ende po punohet për të përcaktuar shkakun e zj*arrit. Fëmijët e tjerë të mitur të të dyshuarës janë strehuar përmes Qendrës për Punë Sociale në Gostivar.

Baby Boo